IKMT shemb pallatin 5-katësh në Vlorë
01/04/2017 00:00
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në vijim të aksioneve për lirimin e hapësirave publike kreu një shpërthim të kontrolluar për shëmbjen e një ndërtese pesëkatëshe në qytetin e Vlorës.
IKMT njofton se për shembjen e ndërtesës u përdorën 36 kilogramë lëndë shpërthyese në pikat e caktuara nga inxhinierët.
“Kjo hapësirë do t’u kthehet qytetarëve”, deklaroi ndërkohë drejtuesja e IKMT-së, Dallandyshe Bici.
Para ndërmarrjes së aksionit u vendos gjithashtu një perimetër sigurie për të shmangur incidente të mundshme.
Top Channel