“Stop” 3 të rinjve me 50 kg kanabis

31/03/2017 00:00

Agjentë të policisë së Tiranës dhe Lezhës kanë finalizuar pasditen e sotme operacionin e koduar “Stop”, gjatë të cilit janë sekuestruar 50 kg kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave gjatë operacionit janë arrestuar 4 persona.

Aksioni i bluve është ekzekutuar pas një procesi hetimor që ka zgjatur rreth 1 muaj, i kryer përmes metodave speciale të hetimit. Sipas burimeve, të arrestuarit janë shtetasit:

– Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë
– Nikë Vatnikaj , 23 vjeç, banues në Tiranë
– Qerim Kolgjini , 23 vjeç, banues në Tiranë
– D. G. 17 vjeç, banues në Tiranë

Ata janë prangosur në zonën e Institutit, teksa po transportonin me mjetet e tyre lëndën narkotike të paketuar në 3 thasë, gati për ta shitur.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Lezhës, si nismëtare e operacionit, për veprën penale “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Top Channel