Shkodër, mjeku goditet me grushta se i ndryshoi pavionin fëmijës

31/03/2017 00:00

Një mjek i repartit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës është goditur me grushte nga një prind fëmije, i cili pretendonte se pa të drejtë po i ndryshohej pavioni fëmijës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Mjeku pediatër ka marrë lëndime të lehta dhe për momentin mësohet se nuk ka bërë kallzim në polici.

Ndërkohë, shefja e repartit të pediatrisë, Greta Naraçi shprehet se mjeku është goditur në krye të detyrës dhe se fëmijës i është shërbyer në mënyre korrekte.
 
Ngjarja e ndodhur brenda ambienteve të spitalit ka sjellë në vëmendje se ky nuk është rasti i vetëm që mjekët e Shkodrës giditen në krye të detyrës.

Top Channel