Qytetet e qëndrueshme, Veliaj prezanton Tiranën në Vjenë

31/03/2017 00:00

Promovimi i rritjes së qëndrueshme përmes qeverisjes së mirë dhe politikave të mjedisit, si dhe bazat e një qyteti të qëndrueshëm, ishin temat që mblodhën në konferencën e OSBE në Vjenë kryetarët e shumë bashkive europiane, mes të cilëve dhe ai i Tiranës.

Në fjalën e tij, Erion Veliaj premtoi më shumë gjelbërim për Tiranën e gjeneratës tjetër, duke dhënë shembuj të qartë të politikave që po aplikohen në kryeqytetin shqiptar.

Veliaj solli në vëmendje faktin se, në Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar në fund të vitit të 2016 është parashikuar mbjellja e 2 milionë pemëve, ndërsa për të bërë një qytet sa më të jetueshëm, Tiranës do t’i shtohen 10 kilometra korsi për biçikletat dhe dy kurora të gjelbra me pemë.

Në konferencën e OSBE-së, Veliaj folir edhe për transportin publik, duke nënvizuar se janë bërë hapa përpara për transformimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA