FOTO/ Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën Specialistë, arkitektë dhe qytetarë të Gjirokastrës kërkuan anulimin përfundimtar të projektit të by pass-it.
“Elementi i parë janë problemet gjeologjike. Elementi i dytë janë elementët sizmike, çarja tektonike. Element i tretë është gjendja e objekteve Monument brenda kësaj zone dhe element i fundit është risku për rrëshqitje të rrugëve”, u shpreh arkitekti Kreshnik Merxhani.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës tha se projekti do të anulohet nëse nuk gjen mbështetje.
“Ky projekt nuk do të zbatohet nëse interesat e banorëve të zonës nuk do të jenë në të njëjtën linjë. Në kushtet që kemi një reagim të tillë të forumit, patjetër që ky projekt nuk do të zhvillohet”, u shpreh arkitektja Daniela Qiriazi.
Por kryetarja e bashkisë kërkoi heqjen e gjurmës së by pass-it prej planit urban para zyrtarizimit të tij.
Nuk kontestohet cilësia teknike e një projekti, por këtu kontestohet prekja e trashëgimisë së këtij qyteti. Pra vendi ku bëhet”, u shpreh kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.
Projekti i studios Atelier 4, i cili u shpall fitues prej Ministrisë së Kulturës, synonte devijimin e qarkullimit me disa metra mbi Pazar. By pass-i me gjatësi 568 m, sipas specialistëve lokalë fituese ndryshoi shumë pas miratimit duke sugjeruar së fundi një ndërhyrje joharmonike dhe të pastudiuar për kushtet gjeologjike por edhe kriteret e ndërhyrjes në hapësira të mbrojtura nga UNESCO.
Top Channel