Edhe Prokuroria e Durrësit e shqetësuar nga trafikimi i kanabisit

30/03/2017 00:00

Edhe prokuroria shqiptare është e shqetësuar për rritjen e trafikimit të kanabisit shqiptar nga porti dhe Gjiri i Durrësit.

“Në bazë të informacioneve që vijnë nga autoritetet italiane, porti i Durrësit vijon të mbetet problematik për trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, në bazë të komunikimit me kolegët e Prokurorisë së Krujës, edhe ajo zonë mbetet problematike sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike”, ka thënë Agron Gjana, kryeprokuror i rrethit.

Gjana foli gjatë një takimi me drejtuesit e policisë mbi parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Edhe uniformat blu u shprehën optimiste për fitimin e kësaj lufte.

“Ky plan synon ndërgjegjësimin e komunitetit se pasurimi përmes krimit ka marrë fund dhe se kultivimi i narkotikëve nuk ka perspektivë të mirë në vendin tonë”, tha nga ana tjetër Altin Qato, drejtor për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit.

Në 2016-n, në Durrës u asgjësuan mbi 287 mijë bimë narkotike, po vetëm për 9% të kësaj sasie janë zbuluar autorët e dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB