
Një shtetas shqiptar 30 vjeç u arrestua në vendin e quajtur Mazaraqi, në periferi të Janinës me 44 kg kanabis në zotërim.
Sipas Antidrogës greke, 30-vjeçari po udhëtonte me automjetin e tij me aksin që lidh Kakavijën me Athinën në kohën kur një patrullë policie i bëri shenjë të ndalonte për një kontroll rutinë.
Por 30-vjeçari nuk ndaloi, duke u larguar me shpejtësi. Pak kilometra më tej u bë i mundur ndalimi i automjetit të tij. Në brendësi të tij u gjet sasia e narkotikëve, 1 pistoletë e prodhimit kinez dhe 1.000 euro kesh.
30-vjeçari bashkëpunoi menjëherë dhe iu tha agjentëve se kanabisin e kishte marrë në kufi me Shqipërinë dhe do ta transportonte atë në Athinë.
Ai u dërgua në Gjykatën e Janinës, e cila vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve.
Top Channel