Transformatori në qiell të hapur rrezikon banorët

29/03/2017 00:00

I ndërtuar rreth 30 viteve më parë për të internuarit gjatë diktaturës, fshati Adriatik në njësinë administrative Remas të Bashkisë Divjakë, zor se mund të konsiderohet një vendbanim normal edhe në ditët e sotme. 

Provë e kësaj është dhe kabina elektrike pa mure që ndodhet në mes të fshatit.

“Është korrenti i hapur këtu. Të paktën ta kishin rrethuar me rrjetë. Fijet bëjnë masë herë pas here”, thonë banorët.

Problemi është i dukshëm, ditë e natë aty kalojnë njerëz apo luajnë fëmijë dhe rreziku shtohet në mot me shi, por ende nuk ka zgjidhje.

Administratori Engjëll Guri thotë: “Ne kemi folur me drejtorin e OSHEE-së dhe kemi rënë dakord për një projekt që do i japë zgjidhje shumë shpejt këtij problemi. Brenda 2-3 muajve do të zgjidhet”.

Banorët shpresojnë se problemi i tyre 10-vjeçar dhe shumë shqetësime të tjera të trashëguara nga pushtetet që janë ndërruar në vite do të zgjidhen në këtë fushatë elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA