Merr flakë makina në Tunelin e Kalimashit

29/03/2017 00:00

Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka qenë aksidentale dhe fatmirësisht pa të lënduar, por ka bllokuar për disa minuta qarkullimin në hyrje të Tunelit të Kalimashit.

Pamjet e makinës në flakë janë dërguar në “Ti raporton” nga udhëtarët në Rrugën e Kombit.

Ndërsa po dje një makinë mori flakë duke bllokuar qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës.

Top Channel