Denoncimi në “Fiks Fare”, Policia e Shtetit pezullon inspektorin

29/03/2017 00:00

Pas transmetimit të emisionit investigativ “Fiks Fare” ne Tch, ku shfaqej nje punonjës policie i Komisariatit të Policise nr. 1 në Tiranë,  i dyshuar për shkelje në detyrë, Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës, Drejtori i Policisë së Shtetit menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, Lek Marku, me gradën “inspektor”.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale,  ka nisur hetimin disiplinor “për shkelje të rëndë”.

Po në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

Policia e Shtetit ka falënderuar median dhe i ka ftuar ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve të Policisë me detyrën, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.

Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në Policinë e Shtetit shqiptar.

Inspektori i komisaritit nr.1 të Policisë së Tiranës bën pazar dhe premton nxjerrjen e një vërtetimi për të lehtësuar procedurat e një qytetari shqiptar që kërkon azil në një nga vendet e BE-së.

Lekë Marku, me detyrë inspektor i policisë në komisariatin nr.1 të Tiranës pranon se ka nxjerrë vërtetime të tilla dhe premton që të nxjerrë një vërtetim të ri, por “është shumë e vështirë, sepse luan me vendin e punës”, sipas tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA