Vjedhja e shtëpisë së biznesmenit, kapet një i dyshuar

28/03/2017 00:00

Policia e Korçës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me grabitjen në shtëpinë e një biznesmeni në fshatin Kamenicë.

Nga të dhënat e fundit rezulton se personi në fjalë, i identifikuar si Enkelejd Kajo, është kapur në flagrancë teksa kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një 43-vjeçareje.

Sidoqoftë, autoritetet lokale njoftojnë se hetuesit po punojnë për të mbledhur provat që e lidhin Kajon me vjedhjen e 1 milion lekëve në shtëpinë e biznesmenit.

Sipas burimeve, 30-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje, dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër.

Top Channel