Sheshi “Skënderbej”, punimet drejt përfundimit

28/03/2017 00:00

Sheshi “Skënderbej” pritet të jetë gati për qytetaret në fund të muajit maj. Punimet tanimë janë drejt fundit.

Kanë mbetur të shtrohen me pllakë guri 6 mijë metrat e fundit, të mbillen pemët dhe të vihen në funskion shatervanët që do të përshkojnë tanimë një hapësirë prej 24 mijë metra katrorë e shndërruar tërësisht në pedonale.

“Ka rreth 100 burime uji të shpërndara nëpër shesh, nga të cilët dej uji me gurgullimë dhe grumbullohet në një kanal fundor. Në disa pika të sheshit ka edhe shatërvane që janë rreth 40 copë”, deklaron Gent Agolli, koordinator i projektit.

Sheshi “Skënderbej” është shtruar me pllaka guri të marra nga 34 treva të ndryshme, të cilat janë parashikuar të qëndrojnë gjithë kohën në ujë, duke krijuar një mozaik ngjyrash. “Kemi nga Tropoja, nga Burreli, Selenica, Kosova. Kemi nga Lezha, etj”, thotë Agolli.

Niveli i ujit nuk do të jetë pengesë për kalimtarët, pasi sipas Aglloit bëhet fjalë për 1 deri në 2 milimetra ujë. Kjo hapësirë do të rrethohet nga 95 lloje pemësh dhe shkurresh, disa prej të cialve janë mbjellë të rritura. Rreth tyre është parashikuar të vendosen edhe stola për të pushuar.

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kalon në bulevardin “Zogu i Parë” me pisha. Kurse në pjesë të tjera ka plepa, lista, etj. Në fund të marsit përfundon faza e mbjelljes së pemëve dhe shkurreve dhe fillon mbjellja e luleve”, saktëson Agolli.

I konceptaur në këtë formë, sheshi “Skënderbej” merr përmasat e shesheve kryesore të qyteteve europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA