Meta kritikon politikat për fermerët: Mjaft me eksperimente

28/03/2017 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e martë në përurimin e qendrës së grumbullimit të produkteve bujqësore në Cërrik.

Gjatë fjalës së tij në këtë event, Meta ka kritikuar politikat e deritanishme për fermerët, duke e vënë theksin tek nevoja për ndryshimin e tyre.

“T’i japim fund dështimeve dhe eksperimenteve që po iu ndodhin fermerëve tanë”, ka thënë Meta.

Ai ka shtuar se, qendra e re është shumë e rëndësishme për zonën e Cërrikut pasi do të nxisë zhvillimin e prodhimeve bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA