Jeta në Cepo; banorët braktisin tokat, bëhen blegtorë

28/03/2017 00:00

Në Cepo banorët e 11 fshatrave kanë zgjedhur blegtorinë për të jetuar. Më shumë se 80% e tokës në këtë zonë është djerrë kurse pjesa e mbetur kultivohet vetëm me kultura blegtorale për shkak të kostove të larta të mekanikës bujqësore.

Fision Zholi administron një mulli 50-vjeçar, i vetmi në të gjithë luginën e Drinos. Ai thotë se puna në mulli tashmë është e papërfillshme.

Nga 20-30 kv në ditë që ky mulli bluante në fillim të viteve ’90, tani bluan vetëm 1-2 kv në ditë. Ai punon disa ditë në muaj vetëm kur e telefonojnë dhe thotë se prodhimi i drithërave është minimal dhe tani mulliri bluan vetëm ushqim për blegtorinë.

Edhe Gjikë Labi ka zgjedhur blegtorinë. Ai tregon se sektori është duke u rritur dhe do të jetë e ardhmja e familjes së tij, që e ka lidhur jetën me mbarështimin e dhisë.

Në Cepo jetojnë 3.500 banorë. Disa punishte që grumbullojnë qumështin, tregu ekzistues për mishin dhe nënproduktet i japin atij karakterin blegtoral.

Cepoja me 40 mijë krerë bagëti të imëta është kthyer në një prej zonave më të rëndësishme blegtorale në jug, por mbështetja e shtetit për ekonominë blegtorale është gjithashtu e papërfillshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA