Aksident në rrugën e Rinasit, vdes qytetari me biçikletë

28/03/2017 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes rreth orës 8 e 30 minuta në rrugën e Rinasit.

Një qytetar me biçikletë u përplas nga një makinë  dhe për  pasojë humbi jetën.

Policia në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit. 

Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe mbrëmjen e së hënës në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, ku një taksi përplasi një qytetar me biçiketë.

Top Channel