Një biznesmen nga fshati Kamenicë i Korçës denoncoi në polici grabitjen e një milion lekëve nga kasaforta e shtëpisë së tij. Ai thotë se nuk ndodhej në shtëpi dhe se grabitësit kanë lidhur rojet dhe i kanë dhunuar.
“Fejova djalin. Deri në orën 22:07 minuta mbylla sebepin në shtëpi për të ikur në lokal si të gjithë. Kisha lënë në shtëpi dy shokët e djalit, njerëz të besuar. Pa vajtur ora 01:10 të natës djemtë morën në telefon djalin, duke hedhur valle në lokal, dhe i thanë se ishin lidhur, ishin goditur. U kishin çarë kokën, sepse i pashë edhe vet me të mbërritur këtu. Thonë se ishin dy persona të rinj, njëri me automatik kallashnikov me bajonetë të hapur dhe tjetri me levë”, thotë Nizami Bezati.
Raportimet për grabitjen kanë ngjallur shqetësim te banorët.
Pas denoncimit, policia ka shoqëruar rreth 15 persona, por pa mundur të identifikojë autorët, ndërsa dyshohet se grabitja mund të ketë lidhje edhe me raste të tjera të ngjashme, të regjistruara muajt e fundit në juglindje të vendit.
Top Channel