Dosja e Prengës shkon në Gjykatën e Kurbinit

27/03/2017 11:55

Gjykata e Lartë shpalli paraditen e së hënës moskompetencën për gjykimin e ish-deputetit Armando Prenga, i cili akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Prenga tanimë do të gjykohet nga Gjykata e Kurbinit, e cila do ta nisë shqyrtimin gjyqësor nga fillimi dhe jo në fazën ku kishte mbetur në Gjykatën e Lartë, e cila thuajse ishte në përfundim të gjykimit.

Ky vendim erdhi pasi Prengës iu hoq mandati i deputetit në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Dhe duke mos qenë më deputet, Gjykata e Lartë nuk ka më juridiksion fillestar për ta gjykuar. Në këto kushte, dosja ndaj Prengës do t’i përcillet Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Kurbinit.

Akuzat e ngritura ndaj Prengës kanë të bëjnë me një konflikt që ka patur me anëtarë të familjes Cali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA