Pishat e Korçës, të prekura nga procesionarja

25/03/2017 00:00

Pishat në zonën e Korçës po përballen përsëri me sëmundjen e procesionares, edhe pse është ndërhyrë disa herë për luftimin e saj.

“Nuk nxjerr dot fëmijën. Ai është i sëmurë dhe nuk e nxjerr dot për shkak të saj”, thotë një grua.

“Vetë përbërja e tyre ka atë pushin që të helmon, të bën pucra në trup, sidomos tek fëmijët e vegjël”, thotë një banor tjetër.

Për specialistët, e vetmja mënyrë e luftimit mbetet ajo fizike pasi në qytet nuk mund të bëhen ndërhyrje me kimikate, por shqetësim mbetet rikthimi i herëpashershëm për shkak se ajo duhet të luftohet në një front më të gjerë.

Cikli i vetë procesionares krijon kushtet që edhe nëse ajo eleminohet në parqe dhe lulishte, rikthehet nga masivet pyjore, të cilat rrethojnë jug-lindjen e vendit.

“Kjo luftë frontale duhet të jetë në të gjitha masivet pyjore, që nga pyjet e pishave të Moravës e deri tek anët e tjera, sepse distanca e lëvizjes së saj është kaq e gjatë saqë sëmundja mund të vijë që nga kodrat apo masivet pyjore të Kolonjës dhe të depozitojë vezë”, deklaron Thanas Tona, drejtor i Ndërmarrjes së Gjelbërimit në Bashkinë e Korçës.

Sipas specialistëve, procesionarja përveç irritimeve që shkakton tek njerëzit ndikon edhe në dëmtimin e pishave. Një nga faktorët që e favorizon përhapjen e saj është zhdukja e shpendëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA