Gëzuar 2026! Nga veriu në jug, si u festua ndërrimi i viteve, spektakël fishekzjarrësh në të gjithë vendin Qindra automjete me tifozë të Kosovës kanë krijuar kolona të gjata në pikën kufitare të Morinës gjatë ditës së premte.
Me simbole kombëtare dhe me flamuj të Kosovës, tifozët i janë drejtuar Shkodrës ku skuadra përfaqësuese e tyre luan kundër Islandës. Ata shprehen të bindur për fitoren e Kosovës dhe të Shqipërisë sonte.
“Shpresojmë se do të jetë një rezultat shumë i mirë në favor të Kosovës dhe shpresojmë gjithashtu që edhe Shqipëria të kapë një rezultat shumë të mirë”, thotë një prej tyre.
Në Morinë, policia e Kukësit dhe Prizrenit ka marrë masat për të shmangur kaosin, edhe pse në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel udhëtarët kanë dërguar pamje nga bllokimi i rrugës në të dy anët e kufirit nga automjtetet e shumta.
Top Channel