Atalanta, konsideron blerjen e Berishës

24/03/2017 00:00

Etrit Berisha është duke zhvilluar një sezon fantastik me Atalantën, e cila është shumë pranë arritjes së një vendi në kupat evropiane.

Portieri i kombëtares kuqezi është dhënë në huazim nga klubi i Lazios dhe ka qenë një nga pikat më të forta të ekipit zi-kaltër.

Drejtori sportiv i Atalantës, Giovanni Sartori u shpreh me superlativa dhe vlerësoi shumë për paraqitjen e portierit  Berisha, këtë sezon.

I pyetur mbi mundësinë e blerjes përfundimtare të Berishës, Sartori tha: “Të gjithë jemi të përqendruar në sprintin final të sezonit. Duam ta mbyllim sa më mirë këtë sezon të mrekullueshëm. Në qershor do të bëjmë të gjitha vlerësimet e nevojshme, si për Berishën ashtu edhe për futbollistët e tjerë të ekipit”.

Pavarësisht kësaj, duket se Atalanta është e prirur të investojë për të bërë të vetin portierin e kombëtares shqiptare.

Çmimi i fiksuar nga dy klubet, për transferimin e tij përfundimtar, është 5 milionë euro dhe Atalanta ka të drejtën të vendosë nëse do ta blejë apo jo. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA