3 persona në kërkim për atentatin në Elbasan

23/03/2017 08:50

Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të tre personave për atentatin që ndodhi mbrëmë ndaj një 37-vjeçari në qendër të qytetit.

Ngjarja ndodhi teksa Dritan Kasneci ishte duke ecur pranë gjykatës, kur persona të armatosur e qëlluan nga një automjet në lëvizje. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Po ashtu, policia nuk jep informacione për konflikte të mundshme të personit të plagosur, përveç faktit se në vendngjarje janë gjetur 1 gëzhojë arme zjarri model 54 dhe një predhë e kalibrit 7.62 mm.

37-vjeçari u dërgua në Spitalin e Elbasanit me një plagë në shpatull. Gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe nuk ka rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia identifikoi agresorët dhe i shpalli në kërkim, duke ngritur edhe postblloqe në të gjitha rrugët dalëse të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA