Vrasja për drogën, arrest me burg të dyshuarit

22/03/2017 00:00

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me  burg  për autorin e dyshuar të vrasjes për pazare droge në  fshatin Braçanj të Devollit.

David Myrte, banor i këtij fshati, në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura  ka refuzuar akuzat duke dhënë  edhe alibinë e tij.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk jam unë autori. Personi që më identifikon mua është në lajthitje. Më ngatërron. Unë kam qenë me vëllain dhe shokët e mi në fshat dhe ata mund ta dëshmojnë këtë gjë, por policia nuk pranon dëshminë e tyre pa urdhrin e prokurorit të çështjes”, është shprehur ai para gjykatës.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur tre persona u sulmuan me sende të forta pranë varrezave të fshatit.

Prokuroria e Korçës, në sajë të bashkëpunimit të njërit prej tyre, arriti në përfudndimin se grindja ndodhi për një shumë prej 12 mijë eurosh, që Zarif Aliu, i cili vdiq më pas në spital, duhet t’i jepte një personi për tregti hashashi.

Shoku i tij arriti të identifikonte si një prej autorëve, pikërisht David Myrten nga fshati Braçanj.

Top Channel