Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër, postimi prekës i aktorit të “Portokallisë”: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë festive të organizuar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Tiranë, me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
Në këtë ceremoni, Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku i uroi të gjithë besimtarët bektashinj për më shumë paqe, harmoni dhe begati. Kryetari i Kuvendit u shpreh se “Sulltan Novruzi” është festa tradicionale e së djeshmes që vjen në të sotmen e secilit prej nesh si një triumf i ringjalljes dhe i ripërtëritjes së jetës.
“Është një ditë e veçantë që ofron mundësi të veçantë dhe të shkëlqyer për të reflektuar. Reflektim për nevojën e jashtëzakonshme që kemi si individ dhe si popull për më shumë dashuri e qetësi. Për më shumë qetësi dhe mirësi. Për më shumë mirësi në dashurinë, për jetë, respekt për të shkuarën dhe shpresë për të nesërmen. Për më shumë besim e forcë dhe për forcën që jep besimi në progresin e çdo ditë që vjen”, tha z. Meta, duke shtuar se bektashizmi dhe tradita e tij është një nga lumenjtë më të rëndësishëm që mbush detin e atdhetarizmës tonë.
“Është shembulli i jashtëzakonshëm i përkushtimit moral dhe i shërbesës për atdheun dhe për njeriun. Mirënjohje pafund për kontributin dhe veprën e jashtëzakonshme të etërve të bektashizmit që nga rilindja kombëtare nën emrin e vëllezërve të mëdhenj Frashëri e deri më sot. Që nga koha kur rilindi shpresa kombëtare dhe u rihodhën themelet e asaj çfarë ka qenë dhe çfarë do të bëhet Shqipëria. Në atë projekt gjigant dashurie për atdhe është vëne mendja, zemra, pasioni dhe shërbesa e besimtarëve bektashinj dhe gjithë shqiptarëve që besonin tek Shqipëria”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Meta.
Top Channel