Ndërroi jetë nga aksidenti tragjik/ Ky është Martin Dulaj, po udhëtonte me të fejuarën Në Kishën Laçit, nisi pelegrinazhi i 13 të martave dhe që përfundon me 12 qershor. Me mijëra pelegrinë ishin në natën e parë të procesionit pranë Kishës së “Shna Ndout” dhe vendit, ku ka qëndruar Shën Vlashi në një ritual që mbledh në këtë Kishë të vogël pelegrinë nga të gjitha besimet.
Pas ritualit të ngjitjes së mundimshme në mal, ndalesave tradicionale dhe rrotullimit tre herë rreth kishës, pelegrinët, jo vetëm të krishterë, ndezin qirinj në kishë duke u lutur në kërkim të një mrekullie.
“Kjo ka dhënë mrekulli të mëdha, pasi njerëzit kanë ardhur të sëmurë dhe këtu janë shëruar. Ne kemi kënaqësinë dhe shpresën te zoti për të ndihmuar”, shprehet një qytetar.
“Ne i lutemi zotit dhe kësaj Kishe që të na ndihmojnë për çdo gjë”, thotë një tjetër.
“Unë jam e myslimane, por këtu vij çdo vit pasi kam dëgjuar se është vend i shenjt”, shprehet një vajzë myslimane.
Pelegrinazhi kulmon në muajin qershor kur të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por dhe nga jashtë kufijve vizitojnë kishën dhe rrethinat e saj.
Top Channel