Ishte ndarë nga gruaja, 43-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
22/03/2017 00:00
Për më shumë se 1 orë e 30 minuta një 43-vjeçar kërcënoi se do të hidhej nga lartësia e një oxhaku në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Qazim Bruka kërcënoi se do t’i jepte fund jetës pasi përmbarimi e kishte nxjerrë nga shtëpia pas ndarjes me ish-bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit nuk e lejonte të takonte fëmijët.
U desh që në vendngjarje të mbërrite edhe ish-bashkëshortja dhe negociatorët e repartit RENEA për të bërë të mundur zbritjen e tij nga lartësia prej 50 metrash.
Top Channel