Rriten pagat për ushtarakët dhe SHISH-in

21/03/2017 00:00

Qeveria vendos rritjen e pagave për ushtarakët dhe punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit. Në mbledhjen e së martës, qeveria miratoi rritjen e pagave me 7 dhe 10% për ushtarakët, ku pagat e ulëta do të rriten me 10% dhe ato më të larta në radhët e Forcave të Armatosura me 7%.

Po në të njëjtën mbledhje qeveria vendosi të rrisë pagat me 30 dhe 50% për punonjësit e Shërbimit Informativ dhe shtesat do të bëhen në varësi të vështirësisë së vendit dhe zonës ku operojnë punonjësit.

Vështirësia e funksionit dhe kriteret e shtesës do të përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ. Këto vendime të qeverisë do të hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare dhe do t’i kenë efektet financiare nga data 1 mars 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA