Foto/ Aksidenti i parë i vitit 2026, këta janë tre të rinjtë që humbën jetën nga përplasja e dy makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë Kisha “Burimi Jetëdhënës” apo e njohur ndryshe si Kisha e Mitropolisë, një prej ndërtesave më të vjetra në qytetin e Korçës, ka shërbyer gjatë diktaturës si muze i artit mesjetar. Kisha e ndërtuar më 1720 është rindërtuar më 1924-n , pas diktaturës me ndërtimin e muzeut të ri, ajo mund t’i rikthehet funksionit të parë.
“Në të dyja rastet është ndërtuar me dhuratat e besimtarëve. Pas mbylljes së kishave është kthyer në muze të artit mesjetar. Më 98-99 iu rikthye si pronë mitropolisë së shenjtë Korçë. Meqenëse veprat i përkisnin ortodoksëve dhe shqiptarëve ne patëm durimin dhe mirëkuptimin që të vazhdonte objekti të shërbente si muze, tani objekti po lirohet dhe shpresojmë ta kthejmë në identitet”, shprehet At Mihal Sonellari.
Kisha në një prej lagjeve karakteristike të Korçës, është shndërruar në një vend të mbuluar nga lagështia e mbeturinat e shumta. Por në kujtesën e banorëve të qytetit të Korçës vazhdon të mbetet një objekt me vlerë.
“Unë jam plakë, ka vite kjo…qëkur u hap “Mësonjëtorja” e parë. Djalin këtu e kam pagëzuar më 1969-ën”, shprehet një banor.
“Ka qene kishë e vjetër ortodokse, ne jemi ortodoksë këtu dhe duam. Të bëhet tamam”, thotë një tjetër.
Top Channel