Infrastruktura e Vlorës, Leli: Punoni më shpejt me veprat e mëdha

21/03/2017 00:00

Segmenti që lidh Panajanë me autostradën Fier-Vlorë do të jetë i pari nga 13 të tillë që do të asfaltohen dhe transofrmohen tërësisht në Bashkinë e Vlorës, nëpërmjet një investimi me vlerë 1.1 miliardë lekë të vjetra.

Gjendja e mëparshme bënte që kalimi në këtë rrugë të ishte i pamundur. Punimet për nënkalimin që do të ndërtohet i inspektoi kreu i bashkisë, Dritan Leli, i cili bëri thirrje që punimet të ecin me një ritëm më të shpejtë.

“Shfrytëzoj rastin të transmetoj përmes mediave mesazhin që të punohet më fortë, për të shtyrë përpara punimet sidomos për Bypass-in e Vlorës dhe atë të Fierit, të cilët nuk kanë ecur me ritmin që qytetarët do të donin dhe që Vlora turistike do të donte të kishte në prag të sezonit turistik”, deklaroi Leli.

Kryebashkiaku i Vlorës, në prag të fushatës elektorale, tha se nuk do të bëjë politikë por do të përqendrohet vetëm tek punët për qytetin e Vlorës.

“Ta bëjmë Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri, sepse e ka të gjithë potencialin për të qenë një qytet i tillë. Ka të gjitha energjitë njerëzore për të zhvilluar ekonominë”, tha Leli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA