Erald Kopali është 33 vjeç. Ai ka lindur me sindromën “Down”, ka marrë trajtime të vazhdueshme dhe ka përmirësime të dukshme, por teksa flet për veten Eraldi thotë se njerëzit e gjykojnë dhe kjo vazhdon të mbetet sfida më e madhe e shoqërisë shqiptare.

“Vetëm se je ndryshe njerëzit të shikojnë me inat”, thotë ai.

Denada Leka është nëna e një fëmije 15 vjeç me sindromën “Down”. Pavarësisht vështirësive të shumta ajo ka marrë edhe lumturi pafund. Denada ka vetëm një peng.

“Nuk kam asnjë peng, vetëm që kur e kam lindur të kisha më shumë informacion me këtë sindromë dhe po të kisha punuar që në fillim me fëmijën tim, unë do të isha nëna më e lumtur në botë”, thotë ajo.

Lindita Senja ndryshe nga të tjerët  ka luftuar për të krijuar një qendër, ku fëmijët me sindromën “Down” marrin trajtimet e duhura.

“Me një kujdes shëndetësor dhe terapeutik që qendra “Future for You” ofron prej katër vitesh, personat më sindromën doën mund të kenë një jetë të gjatë dhe të aftësohen e të japin kontributin në shoqëri”, thotë Senja.

Këtë vit aktivitetet ndërgjegjësuese në Ditën Botërore të Sindromës Down u organizuan me moton “Zëri im, Komuniteti im”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA