Shtyhet sërish seanca për Doshin, Bamin e Frrokun

20/03/2017 00:00

Ka nisur me shtyrje procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët akuzohen për veprën penale të kallëzimit të rremë të kryer në bashkëpunim.

Në seancën e së hënës, avokatët e Frrokut dhe Bamit kërkuan që çështjet ndaj klientëve të tyre të veçoheshin nga ajo e Doshit dhe të gjykohen në Gjykatën e shkallës së parë.

Ndërsa avokati i Doshit kërkoi pushimin e çështjes, pasi sipas tij prokuoria ka shkelur ligjin gjatë fazës së hetimeve parprake.

Për t’u shprehur në lidhje me këto kërkesa, kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi të shtyjë seancën për më datë 7 prill.

Të pandehurit e këtij procesi akuzohen se kanë deklaruar fakte të pavërteta në lidhje me një atentat për eleminimin fizik të Tom Doshit.

Top Channel