
Dy vitet e fundit duket se po shënojnë një rritje të dukshme të largimit të mjekëve nga vendi ynë. Gjermania mbetet si një nga destinacionet më të lakmuara, por edhe vendet e tjera rreth europës s’mbeten mbrapa.
AKryesisht, bëhet fjalë për mjekë të rinj, të sapo diplomuar, apo me pak vite përvojë pune, të cilët pas ofertave joshëse për specializim dhe punësim në Gjermani po largohen, në përmasa të tilla që kanë filluar të krijojnë, aktualisht, probleme personeli në spitale e qendra ambulatore.
Fakt ky që është pranuar edhe nga vetë autoritetet e shëndetësisë të cilët shpesh kanë deklaruar se mungojnë mjekët specialistë, ose dhe ata që janë shërbejnë në më shumë se dy qendra shëndetësore.
Të dhënat që raportohen nga urdhri i mjekut flasin se gjatë 2016-s kanë lëshuar certifikata për sjellje të mirë që shërbejnë si dokumentacion për jashtë vendit, për rreth 145 mjekë. Ndërkohë që në 2015-n numri ishte 120 dhe në vitin 2014 këtë certifikatë për jashtë vendit e kanë tërhequr rreth 132 mjekë.
Për tre vitet fundit ka shkuar në 400 numri i mjekëve që kanë bërë kërkesë për t’u larguar nga Shqipëria. Ndërkohë, Gjermania është destinacioni i preferuar për shkak se ky shtet njeh çdo diplomë, certifikatë apo specializim të bërë. Gjuha është kriteri i vetëm.
Mos të flitet më tej akoma, që ky fenomen është edhe më shqetësues për infermierët e rinj të cilët vitet e fundit janë të shumë që janë larguar drejt Gjermanisë, duke e parë si një destinacion shumë të mirë për të ardhmen e tyre.
Arsyet e largimit të mjekëve, të mbledhura nga pyetësorë nga Urdhri i Mjekut.
– Problemet infrastrukturore në pajisje dhe materiale me pasojë pamundësinë për të kryer atë për të cilën mjeku është programuar gjatë studimit të tij mbi 12-vjeçar.
– Presioni i përditshëm me vendin e punës që nga shefi e deri tek administrata për të mbyllur gojën lidhur me mungesat e mësipërme.
– Presioni nga pacientët dhe familjarët për mosmarrjen e një shërbimi adekuat.
– Kthim në një jetë dinjitoze. Nuk shtyhet si lypës gjithë jetën duke parë nga duart e pacientëve të lodhur.
– Pamundësia për të implementuar projekte, ëndrra profesionale.
Top Channel