Ushtria ndërton urë për banorët e Ormanit

19/03/2017 00:00

Forcat e Armatosura po ndërtojnë një tjetër urë “Bailey”, këtë herë në fshatin Orman të Njësisë Administrative Pojan, në Bashkinë e Maliqit.

Punimet u inspektuan nga zvkryeministri Niko Peleshi dhe ministja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

“Ura ka qenë gjithmonë shqetësimi i banorëve”, tha Peleshi.

“Kjo është një urë që i shtohet zinxhirit të perlave që ushtarakët tanë kanë nxjerrë nga dora. Ura të ndërtuara nga bjeshkët e Tropojës e deri në Finiq”, deklaroi Kodheli.

Ura në fshatin Orman mbi lumin Devoll është e gjatë 33 metër dhe ka një peshëmbajtje prej rreth 20 ton. Ajo pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mijëra banorëve të fshatrave të fushës së Maliqit, të cilët kalonin mbi një kanal vaditës të amortizuar, i ndërtuar në vitin 1964.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA