Shkodër, 3 të arrestuar për 25 kg hashash

19/03/2017 00:00

Tre persona u arrestuan në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit në Shkodër. Ata janë Aleksandër Kronaj, nga fshati Bardhaj, Zef Përndoj nga Shkodra dhe Agostin Arra, banues në Pistoja të Italisë.

Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Shkodër-Pistoja u gjet sasia prej 25 kilogramë hashash e vendosur në bagazh në krahun e shoferit, në një kuti metalike.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Agostin Arra, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë drejtuesit e mjetit.

Top Channel