Karaburun, kapen 1.2 tonë hashash. Destinacion, Italinë

19/03/2017 00:00

Falë bashkëpunimit me Policinë Kufitare, “Delta Force” dhe italianët e “Guardia di Finanza”, Policia e Vlorës ka mundur të realizojë me sukses operacionin e koduar “Mega”, në përfundim të të cilit është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie prej 1 ton e 283 kg lëndësh narkotike të llojit cannabis sattiva, në gjirin e Bristanit në Karaburun.

Pas operacionit të zhvilluar nga toka dhe deti, policia ka bërë publike se në afërsi të bregut të detit janë gjetur 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të cilat ishin fshehur në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 metra larg gjirit të Bristanit, dhe ishin të gatshme për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt fqinjit tonë, Italisë.

Shkak i mosnisjes ishte bërë moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë. Operacioni policor po vijon ende përgjatë të gjithë shtrirjes së gadishullit të Karaburunit për të zbuluar dhe kapur autorët e implikuar në këtë përpjekje për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel