Mbyllen furrat e gëlqeres, por banorët e Krujës thonë se do i rihapin

18/03/2017 00:00

Furrat ilegale të prodhimit të gëlqeres në zonën e Krujës u shkatërruan sepse ato shkaktojnë një ndotje të madhe në mjedis, duke djegur gomat e automjeteve.

Por banorët e zonës e injorojnë këtë shkak dhe thonë se ato furra janë e vetme mundësi punësimi.

“Gëlqeren nuk e do asnjë. Po ishim të detyruar se ishim pa punë”, thotë një banor.

“I ndiznin dhe natën. Nëse do të bëjnë tym i digjnin për 5 ditë, bënin më pak tym”, shprehet një tjetër.

Por në fakt përveç nivelit të lartë të ndotjes dhe dëmit në shëndetin e banorëve, kjo ishte panorama që ofronte qyteti historik për turistët që e vizitonin atë. Ndërsa pronarët e furrave të gëlqeres bëjnë llogaritë për të ardhurat që duhet të sigurojnë për familjet e tyre.

“Pa licencë kemi qënë. Kemi pasur licenca dikur po na i kanë pezulluar. Kisha punësuar mbi 10 persona. Patjetër që do e hap se nuk kam ku të shkoj. Këtu është varfëri ekstreme”, thotë një pronar.

Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi thotë se në 2013 kanë qënë 220 furra gëlqere dhe pas tentativave për rihapje tani u konstatuan vetëm 21, të cilat u shkatërruan.

“Do të kemi tolerancë zeropër të gjithë ata banorë që tentojnë të hapin këto subjekte në mënyrë të jashtëligjshme. I bëj thirrje atyre që duan të hapin këtë aktivitet, janë disa kushte që në rast se i zbatojnë mund të pajisen me lejet e licensat përkatëse dhe mund të vazhdojnë aktivitetin normalisht”, bën të ditur Agasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA