
Një grupim i Shoqërisë Civile dhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore zhvilluan një protestë në qytetin e Durrësit me motiv ndalimin e gërmimeve në sheshin “Veliera”.
Protesta nisi mbrëmjen e kaluar në sheshin para “Torrës Veneciane”, ndërsa ditën e sotme ishte parashikuar se në orën 08:00 do të drejtoheshin drejt Bashkisë dhe deri në orën 09:00 do të protestonin para shkallëve të Bashkisë Durrës.
Por protesta nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Mes dy grupeve që morën pjesë në këtë protestë pati një konflikt. Lëvizja Studentore pretendon se nuk është përmbushur kushti që palët kishin rënë dakord, se në protestë nuk do të kishte thirrje politike (ata pretendojnë se Shoqëria Civile ka pasur veshje me stema dhe emblema të Partisë Demokratike).
Dy shtetas morën lëndime të lehta nga përplasja fizike mes tyre, ndërsa policia nisi një procedim penal në lidhje me rastin.
Top Channel