Policia publikon fotot e grabitësve të Rinasit

17/03/2017 00:00

Policia e Tiranës publikoi fotot e dy të arrestuarve të fundit si të dyshuar në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit.

Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani u vunë në pranga në vijim të operacionit “Patriot”, ndërsa pritet të dalin të shtunën për caktimin e masës së sigurisë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Njëri prej tyre dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që sulmoi blindin e parave mesditën e 5 shkurtit, ndërsa në kërkim vijon të jetë kreu i grupit, Admir Murataj.

Top Channel