Mbjelljet e pranverës; Melçan, banorët në vështirësi nga mungesa e ujit

17/03/2017 00:00

Fermerët e Melçanit në Korçë kanë nisur  punën  për mbjelljen e  domates, por edhe këtë vit po përballen me mungesën e ujit për vaditje.

Mosfunksionimi i kanalit të Gjancit, i  amortizuar prej vitesh vë në vështirësi dhjetëra familje në fshatin Melçan që çdo vit prodhojnë domate dhe gogozhare.

Zona, por me një traditë të hershme kultivimi të perimeve, është ndër të paktat që ka ruajtur standardet e prodhimit.  

“Ujë nuk ka. Qëkur është prishur sistemi tokat nuk vaditen. Vetë me puse”, shprehet një prej banorëve.

Ky kanal është nën menaxhimin e Bordit të Kullimit, por për Bashkinë Korçë çështja mund të zgjidhet.

Pas ’90-s tokat që janë mbi këtë kanal nuk janë vaditur. Janë vaditur vetëm tokat që janë poshtë rrugës. Bashkisë Korçë i kanë kaluar vetëm kanalet e dyta dhe të treta, ndërsa kanalet e para ujitëse dhe kulluese janë përsëri nën monitorimin e Bordit të Kullimit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Ata duhet të investojnë që t’i vënë sërish në punë këto kanale, pasi janë burimi kryesor i ujit”, u shpreh Thanas Tona. drejtor i NSHP.

Rikthimi në funksion i kanalit të Gjançit do të zgjidhte problemin e vaditjes, jo vetëm për tokat e fshatit Melçan, por edhe disa fshatrave të tjerë në njësinë administrative Bulgarec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA