Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi nga çadra e protestës se kryeministri Edi Rama i bëri ndryshimet në qeveri për shkak të presionit të opozitës.
“Ndërrimet në qeveri erdhën nga presioni i çadrës”, tha Paloka, duke shtuar se gjithsesi, këto ndërrime, sipas tij, nuk sollën ndryshim.
“Një “junior” të krimit e zëvendësoi me një “senior” të krimit, Fatmir Xhafën, me vëllain e një trafikanti droge. Rama e vuri ministër të Brendshëm, duke treguar se lidhjet e tij me krimin nuk janë shkëputur. Nga bandat e Saimir Tahirit, Rama ka kaluar te bandat e Fatmirit”, deklaroi Paloka.
“Jemi këtu të bindur për të arritur fitoren tonë dhe të shqiptarëve: zgjedhjet e lira e të ndershme”, shtoi Paloka.
Top Channel