
Adriatik Zotka reagon pasi prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet pas dëshmisë së një të pandehuri i cili e ka përmendur emrin e tij për trafik me qenie njerëzore. Ai quan akuzën ordinere.
“Dje u njoha me një akuzë të re, me një krim ordiner, mëordiner se ai personi që kanë përdorur këta persona me një skenar t ëmirëfilltë. Deklaroj publikisht dhe ligjërisht, as kam qenë dhe as do jem kurrë subjekt i ligjit të dekriminalizmit. Nuk kam konsumuar kurrë asnjë vepër që preket nga ligji i dekriminalizimit./Gjynahet e mija janë aksident rrugor dhe kundërshti i policisë së rendit. Të gjithë këta që mundohen të përbaltin figurën time u them se përgjigjen më të madhe dhe më të mirë do ta marrin në zgjedhje 18 qershorit, me fitoren e PS dhe të Edi Ramës. Kjo është çudia më e madhe që unë, apo çdo person publik e marrin vesh akuzën nëpërmjet medias. Në Shqipëri, Prokurori bën politikën dhe politika bën prokurorin”, ka thënë Zotka.
Ndaj kryetarit të bashkisë se Poliçanit Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar pak ditë më parë edhe heqjen e mandatit pasi nuk ka deklaruar një nga dënimet e tij në formularët e dekriminalizimit.
“Akuzat me skenar të mirëfilltë. Më vjen keq kur prokurori televiziv, jo i ligjit, kur ka kërkuar në të gjithë botën, të gjej një akuzë minimale karshi personit tim, vjen me një deklaratë qesharake për heqjen e mandatit për 200 lek të vjetra në kohën e diktaturës kur unë kam qënë minoren dhe i kërkon KQZ heqjen e mandatit tim dhe të zotit Tërmet Peçi. Nuk e kuptoj këtë prokurori me dy standarte kur në formularin e deklarimit ne e kemi plotësuar me vullnetin tonë të lirë, nuk na e ka kërkuar as KQZ, as Prokuroria. Ky formular ndodhet pranë KQZ-së. Formularin shtesë e plotësuan dhe 19 deputetë të tjerë si Sali Berisha, Ristani e Spartak Braho. Pse, me dy standarte?”, thotë Zotka.
Top Channel