Videoja që po bën xhiron e rrjetit, Sekretari i Thesarit ndërpret intervistën pasi telefonohet nga Trump, kthehet me zërin duke iu dridhur Donald Trump merr një goditje të re nga gjykatësit amerikanë. Vetëm disa orë përpara se të hynte në fuqi urdhri i dytë ekzekutiv i tij mbi ndalimin e udhëtimit të shtetasve nga 6 vende myslimane, një gjykatës federal në Hawai bllokoi edhe përpjekjen e radhës të presidentit për të përmbushur zotimin e hershëm të fushatës.
Derrick Watson foli për prova të diskutueshme në mbështetje të argumenteve të qeverisë se, ndalimi përbën çështje të sigurisë kombëtare. Shefi i Shtëpisë së Bardhë reagoi ashpër ndaj lëvizjes së gjykatësit Watson.
“Duhet të tregohem i sjellshëm, sepse në të kundërt do të më kritikojnë e do të thonë se flas keq për gjykatat. Por vendimi i marrë në Hawai nuk është gjë tjetër veçse një dredhi ligjore e paprecedentë”, tha Trump.
Tre gjyqtarë federalë të Apelit mbajtën në fuqi muajin e kaluar vendimin e shtetit të Uashingtonit, që pezullonte urdhrin e parë të lëshuar më 27 janar, vetëm një javë pasi Trump bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.
Versioni i rishikuar u firmos javën që shkoi me synimin të shmangte çështjet gjyqësore, protestat dhe ndërlikimet në zbatimin e urdhrit të parë. Vendimi i ri ekzekutiv, i bërë publik më 6 mars, u mohon për 90 ditë vizat qytetarëve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, e ndalon po kështu pranimin e të gjithë refugjatëve për 4 muaj.
Kritikët këmbëngulin se urdhri i dytë i Trumpit është po aq diskrimues dhe antikushtetues sa edhe i pari, ndaj dhe kanë ndërmend t’i sfidojnë në vazhdimësi politikat e kreut të shtetit.
Top Channel