Shpallet i pafajshëm i akuzuari si bashkëpunëtor i Frrokut
15/03/2017 00:00
Gjykata Penale e Tiranës shpalli të pafajshëm Kristjan Marinajn, nën akuzë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, krim për të cilin gjykohet veçmas edhe ish-deputeti Mark Frroku.
Relatori i çështjes, Lazer Sollaku deklaroi se shuhet masa e sigurisë e shpallur më herët ndaj të dyshuarit, ajo e arrestit me burg në mungesë. Për 42-vjeçarin, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga policia, prokuroria kishte kërkuar më herët 16 vjet burg.
Ndërkohë, edhe procesi tjetër kundër ish-deputetit Mark Frroku është në fazën e shpalljes së pretencës, që parashikohet të jepet nga prokuroria ditën e enjte.
Top Channel