NBA, Chicago Bulls largon krizën

14/03/2017 00:00

Chicago Bulls i dha fund një serie prej 5 humbjesh radhazi duke mundur 115-109 Charlotte Hornets me Nikola Mirotic që ishte më i miri për të tijtë mbi parket teksa e mbylli takimin me 24 pikë në total.

Skuadra nga Illinois e nisi shumë mirë takimin falë dhe goditjeve të sakta për 3 të Jimmy Butler që çoi të tijtë në një epërsi +9 për rezultatin 36-24 në periodën e partë. Rajon Rondo, që shënoi 20 pikë në total në këtë përballje, ngriti shifrat në 56-40, ndërsa në pushim Chicago vajti me një +10.

Gjithsesi Hortnes nuk u dorëzuan dhe Gilchrist 3 minuta nga fillimi i periodës afroi Charlotte deri në 59-60, gjithsesi nga ky moment shkëlqeu braziliani Cristiano Felicio që i shërbyer vazhdimisht nga Butler udhëhoqi Bulls drejt epërsisë 75-71. Mirotic gjithashtu i shtoi një 3 pikësh rezultatit me Chicagon që para periodës së fundit kryesonin 87-77.

Wade dhe Butler që shënuan të dy nga 23 pikë në total, ruajtën gjithmonë epërsinë e formacionit nga Illinois, pavarësisht se Charlotte u afrua deri në 97-94. 2 minuta e gjysmë nga fundi, Mirotic rriti epërsinë e skuadrës në nëntë pikë, me Chicagon që menaxhoi lehtësisht rezultatin duke fituar në fund me një +6 për rezultatin 115-109.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta