“Testim besimit të qeverisë”
13/03/2017 00:00
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vijon të jetë aktiv në kritikat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij të fundit në Twitter, Manjani kërkon votimin e ministrave të rinj në Parlament: “Për arsye publike dhe politike kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës. E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen!”
Një procedurë kjo mëse ligjore dhe e detyrueshme për vijimin e punës, por Twitter-i i Manjanit ndoshta jep shkëndijat e para të një surprize në votimin e 4 ministrave të rinj në Parlament.
Top Channel