Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Kongresmeni veteran Steve King në Shtetet e Bashkuara shkaktoi një debat të madh në mediet sociale, pasi mbështeti politikanin antiislamik holandez Gert Wilders.
“Wilders e kupton se kultura dhe demokrafia janë fati ynë. Nuk mund të rindërtojmë qytetërimin tonë me fëmijët e dikujt tjetër”, deklaroi King.
Përfaqësuesi republikan i shtetit Ioëa është një mbështetës i fortë i eliminimit të së drejtës së nënshtetësisë prej lindjes.
Të gjithë fëmijët që lindin në SHBA, sipas Kushtetutës marrin automatikisht nënshtetësinë amerikane, përfshirë edhe fëmijët e familjeve që jetojnë në Amerikë ilegalisht.
King ka kërkuar reforma radikale në interpretimin e amendamentit 14 që e parashikon këtë, në mënyrë që fëmijët e emigrantëve ilegalë të mos marrin pasaportë amerikane.
Komentet e tij sollën një reagim të ashpër dhe të shpejtë, ashtu siç pritej. Shumë politikanë, analistë dhe njerëz të zakonshëm thanë se King po luan hapur me nacionalizmin e bardhë.
Por, ajo që u vu re më shumë është se, republikanët qëndruan të heshtur dhe nuk e kritikuan Steve King.
Më shumë rëndësi ka fakti që as republikanët në poste zyrtare nuk kanë folur, megjithëse do të jetë gjithnjë e më e vështirë të mos shprehen, pasi komentet e King mund të konsiderohen si një tjetër tregues i forcimit të lidhjes së mbështetsve të Trump brenda republikanëve, me lëvizjet e nacionalistëve të bardhë në Europë.
Top Channel