Fier, sekuestrohen 42.5 kg kanabis

12/03/2017 09:20

Policia e Fierit ka sekuestruar 42.5 kg kanabis dhe ka arrestuar një 46-vjeçar me banim në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Levani”.

Ilia Papajani u arrestua pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Touareg me targa AA 789 JI, në bagazh iu gjetën 42.5 kanabis.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA