Meta: Zhvillimi ekonomik, jetik për vendin. Mjaft me amatorizëm

10/03/2017 00:00

Ilir Meta, duke marrë fjalën në Forumin Ekonomik të LSI-së, ka deklaruar se zhvillimi ekonomik është sfida më e madhe për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Meta ka theksuar se, para se të flasë politika në rend të ditës, për ekonominë duhet të flasin më parë ekspertët.

“Nuk ka më kohë për amatorizëm në çështjet që prekin të ardhmen e vendit. Vendi ka shumë kapacitete intelektuale për të dhënë shembuj të çmuar”, ka thënë Meta.

Ai ka theksuar se, strategjia e zhvillimit që do të ndjekë LSI do të ketë në fokus rininë, punësimin e saj të qëndrueshëm dhe cilësor.

Gjithashtu, “duhet të kemi ritme më të larta ekonomike dhe duhet të nxisim dhe inkurajojmë më shumë investimet”, ka thënë Meta, duke tërhequr vëmendjen se Shqipëria është mbrapa krahasuar me fqinjët.

Siguria juridike e të bërit biznes ka qenë një tjetër aspekt i prekur prej tij, për të cilën ka theksuar se, duhet të jetë prioritare.

Ndër të tjera, Meta ka sugjeruar se për të nxitur zhvillimin, politikat fiskale duhet të realizojnë një shpërndarje më të drejtë, të arrihet bilanci eksport-import, si dhe t’i kushtohet më shumë vëmendje bujqësisë dhe turizmit.

“Modeli ynë i zhvillimit do të bazohet në parime themelore si ndarje e drejtë, shanse më të barabarta, etj”, ka shtuar Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA