SHBA, Pruit: Dyshime për shkencën e klimës

09/03/2017 00:00

Shefi i agjencisë amerikane për mbrojtjen e ambientit Skot Pruit tha se nuk bie dakord me idenë se dioksidi i karbonit është shkaku kryesor i ngrohjes globale.

Në një intervistë për CNBC, ai tha se matja e impaktit njerëzor tek klima është shumë e vështirë dhe ka mosmarrëveshje të jashtëzakonshme në këtë kuadër.

Pruit nguli këmbë se duhet vazhduar debati për këtë çështje. Komentet e tij shkojnë kundër zbulimeve të agjencisë që drejton për prodhimin e gazrave serë.

Në faqen e internetit të agjencisë amerikane për mbrojtjen e ambientit shkruhet se dioksidi i karbonit është gazi kryesor serë që ndikon në ndryshimet klimaterike. të dhënat të publikuara në janar nga NASA dhe administrata amerikane kombëtare oqeanike dhe atmosferike, tregojnë se rritja e temperaturës së planetit nxitet kryesisht nga dioksidi i karbonit dhe nga elementë të tjerë që prodhuar nga njeriu.

Komentet e Skot Pruit kanë ndezur qëndrimet e shumë shkencëtarëve dhe aktivistëve ekologjikë që prej kohësh dyshonin tek perspektiva e tij për shkaqet e ngrohjes globale.

Por një pjesë e ekspertëve amerikane mendojnë se qëndrimi i Pruit nuk është surprizë, por thjesht një reflektim i gjithçkaje për këtë çështje që republikanë kanë thënë se nivel federal. Pikëpamjet e Pruit nuk mund të kenë shumë ndikim tek shkencëtarët në terren, pasi agjencia që ai drejton nuk financon shumë studime për klimën.

Por ato e vendosin në kontradiktë me thuajse çdo agjenci tjetër për mbrojtjen e ambientit në thuajse çdo vend të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB