Vrasësi i Këlcyrës në gjykatë, akuza të tjera viktimës

07/03/2017 00:00

Ndaj ish-komandos Alban Voda u caktua masa “arrest me burg”.

Gjatë seancës në Gjykatën e Përmetit, Voda,  i cili vrau fqinjin e tij në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës, dha gjithashtu një shkak tjetër për masakrimin e 66-vjecarit Nesim Hoxha, duke thënë se ai i kishte përdhunuar një familjaren e tij.

Top Channel mëson nga burime konfidenciale se Voda pranoi edhe djegien e kasolles së bagëtive dhe të 30 krerëve të viktimes disa vite me parë.

Po ashtu, si në rrëfimin e tij pas aktit makabër, ish-komandoja përsëriti se viktima kishte dashur ta mbyste me një kokër ulliri.

30-vjeçari, që ka shërbyer në Afganistan prej vitesh, përfshihej në konflikte me Hoxhën, pavarësisht se dy familjet kishin lidhje krushqie mes tyre.

Ndërkohë, edhe pse kishte shfaqur probleme mendore, ai nuk rezulton që të kurohej dhe nuk kishte asnjë shënim në kartelën mjekësore.

Top Channel