Nikolla: Reforma në arsim po jep rezultate

07/03/2017 20:05

E ftuar në studion e Top Channel, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi se, “reforma në arsim do kohë për të dhënë rezultate, por sot mund të themi që kanë nisur të shfaqen rezultatet”.

“E tregoi raporti “Pisa 2015”, po ashtu edhe kurrikula e re me standarde europiane për arsimin parauniversitar. Në të shkuarën injektoheshin mësues pa arsimin përkatës ose jashtë profilit. Ndërsa sot edhe tekstet janë më të mira”, tha Nikolla.

Në lidhje me problemin e mbingarkesës së klasave, ministrja theksoi se është problem që vihet re në qytetet e mëdha, por që së bashku me bashkitë, po punohet për t’i dhënë zgjidhje sa më parë.

“Ende nuk është zgjidhur në qytetet e mëdha, por bashkitë po punojnë për të adresuar problematikën e shkollave me dy turne”, u shpreh Lindita Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA